MERRNI NJË OFERTË

Dent Mex IPS Emax Veneers Kurora

Emax veneers janë shtresa të holla prej porcelani që vendosen mbi dhëmbët tuaj të vërtetë.

Përgjithësisht janë të përshtatshme për pacientët që kanë dhëmbë të rregullt dhe dëshirojnë të ndryshojnë formën, ngjyrën ose madhësinë e tyre.

IPS Emax Veneers ose Kurorat janë më pak të fortë se Emax Prime Veneers dhe Kurorat, por janë më të holla dhe kërkojnë më pak preparim të dhëmbëve (heqje të strukturës së dhëmbit).

Ato vijnë në 16 ngjyra të ndryshme, megjithatë për këtë lloj trajtimi do të bëjmë një ekzaminim të hollësishëm për të parë nëse jeni kandidati i duhur.
Emax Veneers ose Kurorat zakonisht kanë jetëgjatësi të paktën 15 vjet nëse kujdesi për to është në nivel të duhur.

Kjo përfshin pastrimin me fill dentar dhe larjen e dhëmbëve çdo ditë. Pas atyre viteve, pacientët zakonisht kërkojnë që ato të ndërrohen, vetëm për arsye kozmetike.

Procesi i trajtimit.

Trajtimi për Emax Transformime zgjat rreth 8 ditë.
Termini i parë përfshin: radiografi, diskutim për planin e trajtimit, fotografi profesionale intra-orale dhe ekstra-orale, marrje e masës.
Dentisti i caktuar do të fillojë preparimin e dhëmbëve për Veneers/ Kurora.

Pasi që dhëmbët tuaj janë preparuar, pacientit i vendosen dhëmbë të përkohshëm që pacienti do t’i mbajë për disa ditë derisa ekipi ynë teknik të projekton dhe prodhon dhëmbë të rinj në bazë të Tipareve të Fytyrës tuaj.
Koordinatori ynë do t’ju kontaktojë pas disa ditësh për të testuar buzëqeshjen tuaj të re.

Në këtë takim do të shikoni dhëmbët tuaj të rinj dhe ne do të sigurohemi që gjithçka është perfekte në estetikë, përshtatje, marrëdhënie të indeve dhe dhëmbëve, mbështetje të buzëve dhe gjithçka tjetër.

Nëse jemi 100% të lumtur me rezultatin, do të fillojmë cementimin e dhëmbëve përgjithmonë. Nëse ka diçka që ka nevojë për përmirësim, do të bëjmë këto rregullime në 1 ditë dhe pas 1 dite do të vendosen dhëmbët në mënyrë permanente.

Ky proces është shumë i rëndësishëm sepse nuk do të vendosim dhëmbët derisa ne dhe pacienti të jemi 100% të kënaqur me rezultatin.

GET A QUOTE