Dent Mex Emax Prime Veneers Kurora
Dent Mex Emax Prime Veneers/Kurora, në përgjithësi, janë shtresa të holla me porcelanë të kombinuar me oksid zirkoniumi që imitojnë dhëmbët në 16 ngjyra të ndryshme.
Ato janë shumë të qëndrueshëm dhe ngjajnë me smaltin natyral të dhëmbëve për shkak të ngjyrës dhe transparencës së tyre. Emax Prime Veneers/Kurora janë të përshtatshme për në transformimet totale të buzëqeshjes, duke bërë këtë një trajtim stomatologjik ideal për dhëmbët e pasëm si dhe të përparëm. Zirkoniumi gjithashtu është një nga materialet më të forta të përdorura në stomatologji me të njëjtat veti kimike si titaniumi.
Ky material është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm. Me higjienën e përshtatshme të gojës, ai mund të jetë një zgjidhje shumë e qëndrueshme për buzëqeshjen tuaj.
Procesi i trajtimit.
Trajtimi për “Emax PRIME Transofrmime” zgjat rreth 8 ditë.
Termini i parë përfshin: radiografi, diskutim për planin e trajtimit, fotografi profesionale intra-orale dhe ekstra-orale, marrje e masës.
Dentisti i caktuar do të fillojë preparimin e dhëmbëve për Veneers/ Kurora.
Pasi që dhëmbët tuaj janë preparuar, pacientit i vendosen dhëmbë të përkohshëm që pacienti do t’i mbajë për disa ditë derisa ekipi ynë teknik të projekton dhe prodhon dhëmbë të rinj në bazë të Tipareve të Fytyrës tuaj.
Koordinatori ynë do t’ju kontaktojë pas disa ditësh për të testuar buzëqeshjen tuaj të re.
Në këtë takim do të shikoni dhëmbët tuaj të rinj dhe ne do të sigurohemi që gjithçka është perfekte në estetikë, përshtatje, marrëdhënie të indeve dhe dhëmbëve, mbështetje të buzëve dhe gjithçka tjetër. Nëse jemi 100% të lumtur me rezultatin, do të fillojmë cementimin e dhëmbëve përgjithmonë.
Nëse ka diçka që ka nevojë për përmirësim, do të bëjmë këto rregullime në 1 ditë dhe pas 1 dite do të vendosen dhëmbët në mënyrë permanente. Ky proces është shumë i rëndësishëm sepse nuk do të vendosim dhëmbët derisa ne dhe pacienti të jemi 100% të kënaqur me rezultatin.